Një 38-vjeçar është vënë në pranga për kultivim kanabisi në Vaun e Dejës, , ndërsa bashkëshortja e tij po procedohet në gjendje të lirë.

Shtetasi F.G 38 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij D.G 34 vjeçe nga Shkodra, u kapën duke kultivuar bimë kanabis në fshatin Qerret.

Gjatë operacionit policor të koduar “Seized”, në territorin e fshatit Qerret, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA