“Shqipëria ka bërë progres me gjyqësorin”, raporti i Brukselit: Çështje shqetësuese përpjekjet nga zyrtarë ose politikanë për të ushtruar presion ndaj sistemit						
								
			Tre automjete që rezultojnë të grabitura në Europë janë kapur në Shqipëri.
Në Morinë është konstatuar një 40-vjeçar, banues në Gjilan, i cili drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMW X5”, të cilat nga verifikimet rezultuan se ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Wiesbaden.
Në Durrës u kap R. H., 49 vjeç, banues në Shijak, teksa drejtonte një automjet tip “Audi A4”, i cili nga verifikimet rezultoi se ishte vjedhur në Itali, më datë 18.11.2018.
Të treja automjetet u bllokuan nga specialistët përkatës, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Top Channel