27/11 09:44
Mauro Icardi bëhet sërish protagonist në kampionatin turk, këtë herë për humbjen e një goli të sigurt, me portën e boshatisur.
Në derbin e Stambolit mes Galatasarayt dhe Istanbulsporit, sulmuesi argjentinas dhe turku Akturkoglu provuan të imitojnë dyshen Messi-Suarez në ekzekutimin e një penalltie.
Nga pika e bardhë shkoi turku, që lëvizi topin për Icardin, i erdhi me shpejtësi nga pas, por ndonëse me portën e boshatisur dhe portierin e shtrirë në krahun tjetër, gjuajti jashtë.
Videoja bëri me shpejtësi xhiron e botës, teksa Icardi korrigjoi shënjestrën më vonë, në minutën e 42-të, kur sërish me assist të Akturkoglu, shënoi golin që vendosi edhe fatin e takimit./Supersport
Top Channel