Mëngjesin e sotëm, në lagje nr.10 të qytetit të Korçës, është djegur pjesërisht një automjet në pronësi të shtetasit G.S.
Policia bëri të mundur identifikimin e dhe kapjen e autorit, i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se 30-vjeçari S. P i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel