Ish-shefi i policisë, Leonard Palushi, do të vuajë dy vite e katër muaj heqje lirie për korrupsion.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që dënoi ish-shefin e Krimeve të Elbasanit me 3 vite e 6 muaj burg.
Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Palushit i zbritet 1/3 e dënimit dhe do të kryejë 2 vite e katër muaj burg.
Emri i nënkomisarit që së fundmi ishte shef policie, doli në skenë nga dëshmia e të mbrojturit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Fjala e tij dhe provat e mbledhura nga SPAK rënduan pozitat edhe të disa personazheve të krimit të organizuar në vend, njëri prej të cilëve Erion Alibeaj, i cili dyshohet se informohej nga shefi i sektorit të vrasjeve në qytetin e Elbasanit. Palushit në një rast ka dyshime se dhuroi një automjet për shërbimet e kryera.
Por edhe Erjon Alibeaj që ndërkohë ishte nën arrest shtëpie pranon se ishte takuar me oficerin Palushi në shtëpinë ku mbahej. Kur unë lëvizja në Elbasan isha i sigurt se policia nuk më arrestonte pasi me makinën që unë lëvizja ishte i informuar ky punonjës policie. Madje Palushin e kam ndihmuar dhe më kërkoi ndihmë pasi ishte në përfundim të një lokali dhe i duheshin kamera të pastra si ato që përdorja unë, kujton nga ana e tij Erjon Alibej.
Leonard Palushi kërkoi pafajësi duke këmbëngulur se i ka shërbyer ligjit dhe vendit. Ish-shefi insiston po ashtu se nuk ka kryer korrupsion.
Në dosjen e shqyrtuar nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela përmendet dhe episodi tjetër, ku ish-polici dha informacion për një pistoletë që rezultoi se kishte vrarë Emiljano Ramazanin. Arma u gjet në pronën e familjes Manhasa, ç’ka orientoi përkohësisht gabim autoritetet te persona qe nuk e kishin kryer vrasjen.
Për këtë episod, polici Palushi thotë se iu dha informacion nga një informator gjatë kohës që ishte me leje dhe se gjendej në Astir kur i takoi informatorët. Personi ishte i informuar përmes një aplikacioni, që i bëra fotografi dhe kur ata ikën takova drejtorin e policisë Arjan Muça këmbëngul polici Palushi në rrëfimin e tij.
Top Channel