Dhuna ndaj kreut të Vetëvendosjes në Skënderaj/ Kryetari i komunës i thirrur nga policia për të dëshmuar, qytetarët “mësyjnë” përpara komisariatit
Analistja amerikane, Ivana Stradner, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Rusia dhe Serbia po luajnë me Uashingtonin dhe Perëndimin.
Reagmi i Stradner erdhi pas deklaratës së këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili ka shkruar në platformën “X” për bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas saj, Putin dhe Vuçiç po qeshin me ShBA-në, pasi e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë gishtin. Ajo ka thënë se Serbia dhe Rusia do të testojnë NATO-n në Ballkan dhe se “dobësia trimëron diktatorët.”
“Moska dhe Beogradi po e luajnë Uashingtonin si ‘fyell’. Putin dhe Vuçiq po qeshin me SHBA-në dhe e dinë se Uashingtoni nuk do të ngrejë as gishtin. Do të shihni më shumë testime të NATO-s në Ballkan. Dobësia trimëron diktatorët”, ka shkruar ajo.
Në orët e para të së dielës së 24 shtatorit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku dhe plagosën dy policë të tjerë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës, ku sulmuesit u strehuan.
Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radojiçiç është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Top Channel