KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë Aksioni policor në veri të Kosovës po vijon edhe këtë të martë, ndërkohë që janë në kërkim sulmuesit e tjerë që qëlluan drejt policisë të dielën, duke lënë të vdekur efektivin Afrim Bunjaku.
Po ashtu, vazhdojnë kontrollet në banesat dhe vendqëndrimet e autorëve, ku po mblidhen prova në funksion të hetimet. Nga Banjska është larguar një tjetër autoblindë që përdorej nga sulmuesit serb. Sipas informacioneve, ai ishte i mbushur me armatime, njësoj si mjetet e tjera të gjetura në zonë.
Ndërkohë që operacioni vijon, banorëve u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë. Si rrjedhojë, policët kanë shpërndarë ushqime në shtëpitë e Banjskës.
Një ditë më parë, Policia e Kosovës tregoi armatimet dhe provat që u gjetën në disa shtëpi dhe makinë, përfshirë e mjetin e nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radojçiç, që sipas autoriteteve është i lidhur drejtpërdrejt me sulmin.
Policia gjeti një sasi të madhe armatimesh, tre makina si të KFOR-it, mbi 20 makina dhe një autoblindë.
Top Channel