Sophia Loren shtrohet në spital! Aktorja fituese e çmimit Oskar u rrëzua në shtëpi

26/09/2023 12:37

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Sophia Loren, i është nënshtruar një operacioni urgjent pasi është rrëzuar në tualetin e shtëpisë së saj në Zvicër.

89-vjeçarja pësoi disa “thyerje serioze” në pjesë të ndryshme të këmbës, tha agjenti i saj Andrea Giusti. Përfaqësuesi i Loren konfirmoi gjithashtu se të dy djemtë e Lorenit, Carlo dhe Edoardo Ponti, ishin pranë shtratit të saj.

Një zëdhënës i tha Reuters se operacioni “shkoi mirë dhe tani ajo duhet të pushojë dhe gjithçka do të zgjidhet”.

Sophia Loren ka pasur një karrierë të gjatë, pasi lindi në varfëri në Napoli. Ajo vazhdoi të bëhej një yll i Hollivudit, duke fituar një Oscar në vitin 1962 për filmin e Vittorio de Sica-s La Ciociara për përdhunimin e një nëne gjatë luftës.

Ishte hera e parë që një aktor apo aktore kishte fituar një çmim Oscar për një rol jo në gjuhën angleze.

Ajo gjithashtu luajti përballë të mëdhenjve të Hollivudit duke përfshirë Marlon Brando, Frank Sinatra dhe Cary Grant.

Në vitin 1990, Loren fitoi gjithashtu një çmim nderi në Oscars dhe në vitin 2021, karriera e saj u ringjall me një performancë të vlerësuar nga kritikët në The Life Ahead, drejtuar nga djali i Loren, Edoardo.

Ylli luajti një të mbijetuar të Holokaustit.

Top Channel