“Fati i marrë”/ Shkrimtari Besnik Mustafaj prezanton romanin e tij të ri

26/09/2023 19:58

Shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj promovoi romanin e tij “ Fati i marrë’ që përkon me 65 vjetorin e tij.

Politikani, diplomati, shkrimtari është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është fitues i shumë çmimeve të ndërkombëtare përfshi edhe çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij “Daullja prej letre” më 1997.

Sipas botuesit Bujar Hudhri ky është romani më i mirë i shkrimtarit Besnik Mustafaj. Dhe vetë ai e konsideron librin si një dhuratë për familjen e tij, veten dhe lexuesin.

Besnik Mustafaj është i dalluar për karrierën e tij si diplomat duke shërbyer si Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, nga 1992 deri në 1997. Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perëndimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdhëniet me jashtë të Partisë Demokratike.

Me pas vazhdoi karrierën si deputet dhe ministër i punëve të jashtme në 2005. Aktualisht i tërhequr nga politika fokusi i tij është të shkruarit.

Top Channel