Pas sulmeve në veri është mbyllur edhe pikëkalimi i dytë kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje.

Më herët u mbyll edhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak.

Në këto pika kufitare është krijuar edhe radhë e kamionëve të mallrave që presin të kalojnë.

Kjo pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Top Channel