Këtë të diel qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga krahu i PS dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë në të 74 Qendrat e Votimit.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 votuan 28.92% e votuesve.

Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.

Zgjedhjet e pjesshme  në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit.

13:09 Kandidati i “BF”: Janë evidentuar një sërë problematikash

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë “ për Kukësin, Emri Vata në një prononcim për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit ti drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre. Ai deklaroi se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një sërë problematikash. “Sot është një ditë e shënuar dhe një ditë e shenjtë për Kukësin. I ftoji të gjithë banorët të drejtohen kutive të votimit dhe te shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Ne kemi evidentuar çdo problematikë që përdoret për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen nëpërmjet një komunikate. Deri në këto momente kemi evidentuar çdo lloj problematike, të cilat do paraqiten. Deri tani ka qenë e qetë situate. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë, përtej Kukësit. Sfidat tona të planit të punës, janë të paraqitura dhe shpalosur me detaje dhe pse në situatë të shkurtër. Është një program pune i detajuar”, deklaroi ai.

09:48 Kandidati i PS: Votoni një djalë që do i shërbejë qytetit

Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj fton të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre. “Ju falënderoj gazetarëve që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votimi, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit në të gjitha alternativat. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alternativën më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA