Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara “ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv.

“Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Duke e komentuar vrasjen në veri, ai ka thënë se kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë.

Hovenier, ka thënë edhe se e vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vdekur dhe shërim të shpejtë dy të plagosurve.

Top Channel