Konfirmohen tre sulmues të vrarë, policia u bën thirrje personave të armatosur të dorëzohen!

24/09/2023 16:50

Tre persona të vrarë në radhët e grupit të armatosur serb që ka sulmuar policinë këtë të diel, janë konfirmuar nga autoritetet në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se sulmues është vënë në pranga. Ndërsa tre qytetarë që janë gjetur me radio ilegale dhe të dyshimta janë arrestuar në zonën e fshatit Rudare.

Ndërsa në një banesë , gjatë kontrolleve të policisë, janë gjetur mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si armë dhe municion të  kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë.

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Top Channel