​Ambasadori italian në Kosovë dënon ashpër sulmet në veri: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

24/09/2023 13:30

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella për të afërmit e policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës.

Ai ka thënë se përgjegjësit për aksionin e vrasjes duhet të dalin para drejtësisë.

Ambasadori i Italisë Antonello De Riu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës. Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai në “X”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Top Channel