U kapën duke peshkuar në liqenin e Shkodrës me pajisje me energji elektrike, nën hetim dy persona

23/09/2023 12:30

Dy persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke peshkuar në liqenin e Shkodrës me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Policia sekuestroi një mjet lundrues dhe pajisjet elektrike që përdoreshin për peshkim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve në liqen kanë konstatuar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy peersona që po peshkonin me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasit D. Y., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç dhe A. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA