Pas humbjes së thellë në derbi dhe barazimit zhgënjyes ndaj Newcastle në kampionat, Milani do të provojë të rikthehet te fitorja në përballjen e sotme ndaj Veronës.
Megjithatë Stefano Pioli ka marrë një lajm të keq nga infermieria, pasi Theo Hernandez nuk është stërvitur me ekipin të premten për shkak dëmtimi dhe me shumë gjasa do ta ndjekë nga tribuna ndeshjen ndaj Veronës.
Në këto kushte, Pioli ka provuar një skemë të re në stërvitje, pasi dëshiron më shumë ekuilibër në fushën e lojës, të cilin duket se e sheh te rreshtimi 3-4-3.
Tekniku kuqezi ka planifikuar të lërë në stol Calabrian dhe anglezin Loftus-Cheek, i cili u dëmtua lehtë ndaj Newcastle.
Me skemën 3-4-3, në mbrojtje u provuan Thiaw e Tomori në krah të Kjaer, teksa në mesfushë, në të majtë u provua Florenzi e në të djathtë Musah, me Reijnders e Krunic në qendër.
Në sulm nuk ka dyshime, pasi do të konfirmohet treshja Leao-Giroud-Pulisiç.
Milan-Verona do të startojë sot në orën 15:00, me kuqezinjtë që do të provojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, pas disfatës 5-1 në derbi.
Top Channel