Ndezën zjarre duke djegur sipërfaqe të mëdha toke, ndiqen penalisht katër persona në Fier

Ndezën zjarre duke djegur sipërfaqe të mëdha toke, ndiqen penalisht katër persona në Fier

Katër persona janë proceduar penalisht në Fier, pasi si pasojë e zjarreve që ata ndezën, u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, pemë frutore dhe barishte në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 4 vatra zjarri në fshatrat Marinëz, Velmish, Gjonas dhe Babunjë, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e këtyre rasteve.

Konkretisht, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. P., 67 vjeç, banues në Marinëz, B. H., 60 vjeç, banues në Velmish, A. B., 55 vjeç, banues në Gjonas, M. S., 67 vjeç, banues në Babunjë, pasi kanë ndezur zjarr në tokat e tyre, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, sipërfaqe toke me pemë frutore dhe sipërfaqe toke me barishte dhe me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel