Zbardhen 16 kushtet e sigurisë për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë/ Pa telefon, laps e letër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme 27/11 16:25
Një postë e shpejtë është grabitur pasditen e djeshme në Pejë të Kosovës.
Policia bën me dije se një punonjës i një poste të shpejtë, ka raportuar se një person i dyshuar deri më tani i pa njohur me maske mjekësore, fillimisht e ka grushtuar disa here dhe pastaj ia ka grabitur çantën me rreth njëmijë e pesëqind deri në dymijë euro.
I dyshuar është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Top Channel