Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës
62 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar në Kurbin, ndërsa është vënë në pranga një 68-vjeçar i dyshuar si kultivuesi i tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i gjenden edhe disa mbetje bimësh thara, të dyshuara narkotike.
Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit Xh. H. 68 vjeç, banues në fshatin Kurbin.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara, të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel