Pioli para ndeshjes me Veronën: Të shtrëngojmë dhëmbët, gabim t’ia hedhim fajin një individi

22/09/2023 17:42

Milani rikthehet në fushë pas humbjes turpëruese në derbi dhe barazimit me Newcastle në Champions, me synimin për t’u rikthyer te fitorja ndaj Veronës, në shtëpi.

Stefano Pioli theksoi se fitorja në ndeshjen e së shtunës ka një vlerë akoma më të madhe, duke marrë në konsideratë situatën nga ku vjen ekipi i tij.

“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme, sidomos për ne që vijmë nga një disfatë në kampionat. Nuk ka ndeshje të lehta. Po përpiqem të bëj zgjedhjet për të fituar ndeshjen që vjen. E di se ka konkurrencë në skuadër, por ata që luajnë më pak duhet të shtrëngojnë dhëmbët e të bëjnë akoma më mirë. Do t’u vijë momenti të gjithëve”.

Numri një i stolit gjithashtu u ndal te Rafael Leao, i cili ndaj Newscastle nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

“Leao po bën një paraqitje të mirë dhe po bën gjithçka për t’u shndërruar në një kampion. Ai do të duhet të mësojë të menaxhojë disa situata loje. Ndërsa rritet, përgjegjësitë e tij rriten, por ai gjithashtu duhet të përmirësohet në menaxhimi e presionit. Çdo gabim i bërë nga një lojtar është gabim i të gjithëve, jo i një individi. Është gabim të bësh shumë presion për lojtarët individualë. Nuk më pëlqen aspak që përgjegjësia i jepet vetëm njërit”.

Kalendari do të jetë i ngjeshur për Milanin, që do të ketë një rrugëtim intensive me ndeshjeve të kampionatit dhe të Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA