Ernest Muçi e nisi nga minuta e parë ndeshjen e grupeve të Conference League me Legian e tij, që priti në shtëpi skuadrën e Premier League, Aston Villa.
Një ndeshje e vështirë për polakët, por që është në dukje edhe një nga ato ndeshjet perfekte që sulmuesi shqiptar të lërë gjurmët e tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Muçi shënon golin e dytë për Legian e Varshavës, duke i dhënë avantazhin 2-1 ndaj Aston Villës. Megjithatë, pak minuta më pas skuadra angleze barazon në 2-2, por kjo ishte mbrëmja e futbollistit shqiptar.
Ernest Muçi, lëviz në mënyrë perfekte dhe shënon një supergol, duke rikthyer avantazhin e Legias në 3-2, shifra m të cilat përfundoi I gjithë takimi. Dopietë personale e sulmuesit shqiptar, që i dërgon dy herë topin pas shpine portierit kampion bote, Emiliano Martinez.
Ndërkohë, burime pranë Top Channel konfirmojnë se sot në stadiumin e Legias ndodhej edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi Sylvinho, i cili ka udhëtuar drejt Varshavës për të ndjekur dhe takuar futbollistin e tij.
Top Channel