
24/02 19:13
Ish-banorja e “BBV2”, Dea Mishel feston sot ditëlindjen.
Përmes disa fotove në Instagram Dea ia ka uruar vetes ditëlindjen dhe shkruan: Duke i bërë ëndrrat e mia realitet.
Dea e cila shihet e veshur me një bikini dhe geta të zeza pranë një torte, mbush sot 28-vjeç dhe i përket shenjës së horoskopit Virgjëresha.
Të shumtë kanë qenë komentuesit që ia kanë uruar ditëlindjen, mes tyre Kristi dhe Jori. Kujtojmë se Dea Mishel, këtë sezon ka nisur rrugëtimin e saj si moderatore tek rubrika “Influencer” tek “E Diell” së bashku me Argjira Spancën.
Top Channel