Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 42-vjeçari në Pogradec! Të proceduar edhe dy të tjerë

19/09/2023 11:58

Një 42-vjeçar me inicialet F.S. është arrestuar në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 33 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi dyshohet se më 1 nëntor ka vjedhur një shumë lekësh në një pikë karburanti në lagjen nr. 18, në Korçë.

I proceduar penalisht në gjendje të lirë për dhunë është edhe shtetasi F. M., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorije, Maliq. 54-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në trup, një 69-vjeçar në fshat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel