
“Do të të pëlqejë”/ 19-vjeçarja denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin në tualetin e klubit të natës, i përfshirë edhe boksieri i njohur shqiptar! Zbardhet dosja
20/08 18:09
Telashe në organikën e Milanit të trajnerit Stefano Pioli.
Kuqezinjtë humbasin Mattia Caldara i cili pas një problemi në kavilje do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën tre muaj. 29-vjeçari do të mund të shkelë sërish në fushat e blerta vetëm në vitin e ardhshëm.
Caldara ishte rikthyer te Milani këtë verë pas një eksperience te Spezia, teksa trajneri Pioli e kishte vendosur edhe në listën e lojtarëve që mund të aktivizoheshin në Champions League. Por, tashmë fati i bëri sërish një lojë të shëmtuar me Caldarën që ditët e ardhshme do të fokusohet te rikuperimi./Supersport
Top Channel