Regjimenti rus në paradën ushtarake të Meksikës ngre kritika në Perëndim (fotot)

18/09/2023 18:59

Regjimenti i 154 rus Preobrazhensky ka marshuar dje në paradën e përvitshme ushtarake të Meksikës, ku prezent ishte dhe presidenti Andres Manuel Lopez Obrador.

Paraqitja ngriti shqetësimin e ambasadores ukrainase  Oksana Dramaretska, e cila shkruante në rrjetet sociale: “Sa koherente është politika juaj e neutralitetit dhe dënesa ndaj agresionit rus në Ukrainë zoti Lopez Obrador?”

Ndërsa ambasada ruse në Meksikë shkruante: “Është një nder pjesëmarrja e ushtrisë sonë në eventin e popullit meksikan. Rroftë miqësia mes Meksikës e Rusisë!”

Në paradën e të shtunës përveç kontingjentit rus, merrnin pjesë dhe delegacione nga ushtritë e 19 vende të tjera që ministria vendase e mbrojtjes i quan “vende mike”.

Mes vendeve të prezantuara ishin Belize, Brazili, Kili, Kina, Kolumbia, Kuba, Korea e Jugut, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Honduras, Nepal, Nikaragua, Panamaja, Rusia, Uruguai, Sri Lanka e Venezuela.

Ministria tha se kontingjentet e huaja i shtonin forcën eventit duke “demonstruar vllazërinë që bashkon Meksikën me vende të Amerikës, Evropës e Azië”.

E përditshmja La Prensa, në Nikaragua, publikonte në faqet e saj për prezencën e ushtarakëve të Nikaraguas në paradë duke thënë se paraqitja e tyre përkrah ushtarëve rusë shkaktonte refuzim të politikës së jashtme të presidentit meksikan.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA