Pas vdekjes së Prigozhin, rëndohet shëndeti i aleatit tjetër të Putin! Kremlini hermetik, asnjë informacion për Kadyrov

18/09/2023 16:59

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov dyshohet se ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i inteligjencës ukrainase, sipas të cilit aleati i ngushtë i Vladimir Putinit, ishte i sëmurë rëndë.

Megjithatë, Kremlini qëndron hermetik duke mos dhënë asnjë informacion mbi shëndetin e Kadyrov, ndërsa zgjodhën të mos komentojnë më tej për këtë çështje.

Kjo vjen pasi një video u shpërnda në llogarinë Telegram të zotit Kadyrov, që e tregonte atë duke ecur jashtë.

“Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të rregullojnë mendimet e tyre. Shiu është mrekullisht gjallërues”- thuhej në përshkrimin krahas videos.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA