Aktori Aleksandër Seitaj, do të jetë së shpejti pjesë e sezonit të tretë të Drag Race Italia, që transmetohet në kanalin televiziv italian Paramount+.

Drag Race Italia është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan RuPaul’s Drag Race. Shfaqja paraqet një grup “drag queen-sh” italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.

Nëse nuk e dini se çfarë do të thotë “drag queen”: Një interpretues (zakonisht një burrë) që imiton një personazh femër me parodi dhe humor, me kostume dhe grim të ekzagjeruar.

Lajmin e ka bërë të ditur kanali televiziv duke prezantuar emrat që do të marrin pjesë, ndërsa shfaqja do të fillojë më 13 tetor.

Aktori 32-vjeçar është prezantuar si një aktor profesionist i njohur në Shqipëri. Ai ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e tij, të cilët thjesht i përshkruan si “politikisht korrekt”, që do të thotë se ata dinë gjithçka për të dhe nuk bëjnë pyetje. Seitaj e ka quajtur Shqipërinë një vend homofobik, duke u shprehur se ai ka gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund nëpërmjet artit, duke luftuar për të drejtat dhe ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+.

Drag Race Italia Season 3 - Queens Promo Looks : r/rupaulsdragrace

Ndërsa për publikun shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në Portokalli. Roli i tij mjaft i pëlqyer numëron mjaft klikime në YouTube por edhe në rrjetet e tij sociale. Në intervista ai ka zbuluar se grimin dhe veshjet i realizonte të gjitha vetë. Tepër i talentuar, ai e ka perfeksionuar rolin e Vezires, ku tashmë njerëzit dhe fansat e tij e identifikojnë si “drag queen-in” shqiptar.

Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Setiaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.

Ai duhet të japë maksimumin për të shfaqur talentin e tij duke rrëmbyer kështu titullin si “superstari i Next Drag”. Në klipin prezantues 32-vjeçari duket pa emocione, duke u futur kështu tërësisht në rol.

Vezirja minuta 17:00 – 19:10

Vezirja e quan veten drag queen-i i parë i Shqipërisë dhe gjithashtu më e famshmja në vend, sepse është i vetmi që performon kudo që mundet. Duke u shfaqur si artist në vitin 2015 pas një periudhe të gjatë trajnimi akademik si aktor, gjë që e lejoi Aleksandrin të fillonte menjëherë punën në produksione teatrale së bashku me artistë të tjerë që kishin të përbashkët synimin për të sfiduar seksizmin e përhapur në këto mjedise.

Stop homofobisë:Megjithëse Shqipëria është ende shumë homofobike, unë përpiqem të eci përpara me krenari për të afirmuar artin tim”, është shprehur aktori.

Angazhimi i tij është një paralajmërim i qartë ndaj homofobisë që është ende e përhapur në Shqipëri. Megjithatë, Vezirja e vetëdijshme për rrezikimin e jetës së saj, mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj artistik, duke shpresuar që një ditë të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e LGBTQ+ në vendin e saj.

Nga shkolla në skenë: Ai e konsideron veten një drag queen me një sens humori inteligjent, gjë që shpesh e pengon atë të marrë veten shumë seriozisht.

Ndjenja unike e humorit të Vezires u zbulua gjatë ditëve të shkollës, pikërisht gjatë një shfaqjeje në shkollë që la një kujtim të pashlyeshëm: “Mbaj mend fillimin dhe fundin e asaj shfaqjeje, kur një duartrokitje e gjatë, shoqëruar me lot dhe buzëqeshje nga audienca, më bëri të kuptoj se mund të ndryshoja jetën e njerëzve me artin tim.”

Juria e konkursit përbëhet nga Paola Lezzi, së bashku me Paolo Camillin , Chiara Francini dhe Drag Queen Priscilla – gjithashtu drejtuese e programit.

Përveç aktorit shqiptar, janë prezantuar edhe personazhe të tjerë si: Sypario, Sissy Lea, Silvana Della Magliana, La Sheeva, La Prada, Morgana Cosmica, Melissa Bianchini, Lina Galore, Aurora, Leila Yarn, Amy Krania dhe Adriana Picasso.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA