Gazetarët Sokol Bregu dhe Bled Mane janë përfshirë në një debat këtë të hënë në emisionin Top Story, ndërsa po diskutohet konsumimi dhe shitja e drogës në vend.
Mane është shprehur se nëpër shkolla nuk shitet kokainë, pasi është një drogë e fortë dhe trafikantët nuk kanë interes ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto zona.
Mane: Të jesh gazetar i kronikës së zezë do të thotë jo detyrimisht të kesh provuar kokainë dhe njeh tregun, mos flisni ju lutem me kaq kompetencë dhe nga 100 mijë të na e bësh tani…sa e shtove? Një gazetar i mirë shkon edhe në luftë atje, bëhet edhe spaçator, e shet ose e blen, një gazetar i mirë edhe e provon që të kuptojë efektet, të mos flasim tani në amulli. Spaçatorët nuk kanë interes të shesin kokainë nëpër shkolla. Kokaina një adoleshent e këput, e vdes, e para një gram kokainë në Tiranë kushton 100 mijë lekë të vjetra, që vetëm një prind idiot nuk e kupton.
Bregu: E paske blerë para 5 vitesh, sot kushton jo më shumë se 40.
Mane: Ty t’i sjellin informacionet apo jo.
Bregu: Nuk m’i sjellin mua unë i di.
Mane: Spaçatori shkon në vende që ka lek, në shkolla mund të shitet ndonjë cigare hashash, nuk ka kalama në klasë të shtatë që merr kokainë. Është shumë e fortë si nga ana mendore, shëndetësore, do të dilnin në protesta prindërit. Gazetarët e kronikës së zezë ashtu si ata të politikës jeni paksa mëkatarë.
Top Channel