17/11 18:21
Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimhan Abakarov ka humbur fronin e kampionit të botës në Botërorin e mundjes që po zhvillohet në Beograd.
Ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.
Në çerekfinale ishte më i mirë se kampioni aktual olimpik Rus Uguev, ndërsa në gjysmëfinale mposhti kampionin aktual botëror Abakarov nga Shqipëria.
Në luftën për medaljen e artë, e cila është planifikuar për nesër, Miciç do të ketë për rival japonezin Rei Higuchi.
Abakarov ka humbur të artën, por ka dhe një mundësi për medalje bronzi në ndeshjen e fundit për këtë kampionat.
Top Channel