Armaldo Kllogjeri duket se po e shijon spektaklin. Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”, tenori do të konkurrojë në “Dancing With The Stars”.
Armaldo do të sfidojë veten në pistën e kërcimit, ku do të jetë me partneren e tij, Marjanën, e Teatrit të Operas dhe Baletit.
I vlerësuar ndër vite në karrierën e tij si tenor, Armaldo tregoi një anë tjetër tijën gjatë pjesëmarrjen në reality show-n “Big Brother VIP’, ku u bë një personazh i dshur për publikum me batutat dhe dinamizmin e krijuar brenda shtëpisë.
Ndërkohë, krahas kërcimit, Armaldon do ta shohim këtë sezon duke kënduar në rubrikës e re të “E Diell”, të titulluar “Gurra Popullore”, në një hapësirë dedikuar folklorit shqiptar.
View this post on Instagram
Top Channel