Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak
Një politikane franceze është kritikuar pasi ka përdorur fotoshop, për t’i dhënë asaj një shkëlqim rinor në posterat e fushatës.
Juliette de Causans, e cila është kandidate në zgjedhjet senatoriale të Francës këtë muaj, zgjodhi që në posterin e fundit, të shfaqej me pamjen e një aktoreje Hollivudi, për t’u dukur sa më mirë.
Zonja De Causans është në të 40-at, por nuk e ka dhënë moshën e saj të saktë. Në posterin e publikuar në mars të këtij viti, politikania shihet me lëkurë më të shndritshme, dhëmbë më të drejtë, flokë më të bukur, në krahasim me fotot e tjera që ajo ka në Instagram.
Juliette de Causans, një anëtare e një partie të vogël qendrore të quajtur Europe Ecologie Egalite, ka pranuar se ka përmirësuar pamjen e saj me fotoshop, duke thënë se ka më shumë gjasa të nxisë kauzën e partisë së saj për të mbështetur Evropën dhe mjedisin.
Zonja De Causans hyri në politikë në vitin 2021, pasi punoi si mësuese e shkollës së mesme. Ajo u bë deputete në Ardennes, por fitoi vetëm 4.28 përqind të votave në zgjedhjet legjislative të 2022.
Partia e saj përbëhet nga mbështetës të shkëputur të partisë së Rilindjes së presidentit Emmanuel Macron, të cilët vazhdojnë ta mbështesin atë, por nuk kanë mbështetjen e kampit të Macron.
Pas kritikave të marra për fotoshop, De Causans ka thënë: Është e drejta ime si kandidate të kem një foto të bukur. Flokët, grimi dhe ndriçimi, nuk janë e njëjta gjë.
Top Channel