“25-vjeçarët e Ballkanit të papunë që ende kujdeset nëna e tyre”, Arbenita ironizon Feron?

16/09/2023 17:21

Arbenita dhe ish-reperi Fero kohët e fundit janë bërë kryefjalë e mediave, për trazirat që kanë pasur në jetën e tyre, por dhe për konvertimin e këtij të fundin në mysliman.

Pasi u dhunua nga Fero, modelja e njohur Arbenita i ka dhënë fund martesës së tyre, nga e cila ka ardhur në jetë dhe një vajzë. Por edhe pse të ndarë, nuk ndalojnë së thumbuari njëri-tjetrin në distancë.

Vetë Fero ka qenë ai që ka lajmin se ka ndarë rrugët përfundimisht me modelen përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas Feros, ka reaguar Arbenia, përmes një postimi në “Instastory”, ku shihet një ‘meme’ që kishte fokus djemtë 25 vjeçar të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre.

“Çka të them më tepër?”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e postimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA