Vlogerja e parë shqiptare, Sara Karaj do të jetë konkurrentja e katërt e spektaklit më të famshëm të kërcimit në Shqipëri, Dancing With The Stars.
Partneri i kërcimit në skenë krah Sarës do të jetë balerini profesionist Erindi. Pjesëmarrja e tyre u konfirmua zyrtarisht ndërsa ishin të ftuar në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5”.
“Mendoj se është një ndër spektaklet më të realizuara si për ata që e shikojnë dhe për ne që e përjetojmë”, tha Sara.
Në lidhje me marrëdhënien me partnerin e saj, Sara tha se janë përshtatur shumë mirë dhe kanë komunikim me njëri-tjetrin.
“Jemi shumë korrekt me oraret, kemi qenë shumë në komunikim të mirë me njëri-tjetrin. M’i shpjegon gjërat shumë thjesht. Erindi është shumë i impenjuar në punë, gjithashtu edhe unë, jam e organizuar”, tha Sara.
Top Channel