Kundër Hagës, veteranët e UÇK-së protestojnë ndaj bastisjeve

15/09/2023 14:35

Bastisjet e fundit të EULEX-it në banesat e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxjerrë në protestë veteranët.

Në shenjë të kundërshtimit te bastisjeve veteranët gjuajtën telefona brenda rrethojave të zyrave qendrore të misionit evropian në Fushë Kosovë.

Duke pasur parasysh që Policia e Kosovës është reaguesi i parë, kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe të mos lejojmë që personat qoftë të ZPS apo EULEX-it pa policinë të mos na hynë në shtëpi. Klinaku ka treguar edhe për mënyrat e padrejta siç thotë të bastisjeve nga persona të maskuar.

Ata vazhdimisht janë duke na përgjuar, nuk kanë nevojë të na i konfiskojnë telefonat si hajna dhe kriminelë. Sepse ka njerëz që i kanë shku në kafe dhe pa i thënë asgjë ja kanë marrë telefonin. Më tej, tha se nuk e njohin Gjykatës Speciale që sipas tyre po gjykon vetëm shqiptarët.

Pavarësisht që ne si organizata të dala nga lufta nuk i njohim Dhomat e Specializuara të Kosovës, asnjëherë nuk e kemi penguar drejtësinë. E pengoj Zyra e Prokurorit të Specializuar duke shantazhuar dëshmitarët zyre që më shumë i ka shërbyer dhe shërben Serbisë.
EULEX me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka kryet bastisje në banesat e ish-luftëtarëve të UÇK-së në dy raste të ndryshme dhe ka intervistuar dy të tjerë nën dyshimin për pengim të administrimit të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA