Kim Jong Un hyn ‘të provojë’ limuzinën e Putin, ndryshe nga takimi me Trump i cili nuk e la të futej brenda (fotot)

15/09/2023 15:25

Disa pamje të çuditshme të takimit mes Vladimir Putin e Kim Jong Un në Rusi tregonin sot sesi lideri komunist i Koresë së Veriut ulet në lumuzinën e blinduar të rusit, ndryshe nga takimi tij me amerikanin Donald Trump në 2018, i cili e lejoi atë vetëm ‘të shikonte’ brenda.

Putin e Kim u takuan dje në Lindjen e largët ruse pranë kozmodromit Vostochny sipas tyre “për çështje të bashkëpunimit të hapësirës”.

Pas një shtrëngimi entuziast të duarve dyshja ecën mes objekteve derisa arritën para limuzinës presidenciale të Putin, model Aurus.

Putin shihet që i ofron Kim të ulet në sediljen e pasme, i cili shihet që rehatohet aty me krenari.

Kim besohet se është entuziast automjetesh dhe është parë në disa makina luksoze më parë si modele Mercedes, një Lexus sportive apo Rolls-Royce Phantom.

Limuzina e Putin, Aurus Senat është prodhuar nga grupi rus NAMI, dhe është e blinduar me motor 598-kuaj fuqi, madhësi 4.4-litra dhe valvula V8.

Ajo është rreth 7 metra e gjatë dhe peshon rreth 6 ton, thuhet në përshkrimet.

Grupi NAMI thuhet se do të prodhojë dhe një version civil të Aurus Senat, që pritet të jetë e ngjashme me modelet British Rolls Royce me çmim rreth $245,000 – ose 18 milionë rubla.

Ndërsa në 2018 në takimin me Trump, Kim u lejua vetëm të shikonte brenda makinës së tij $1.6milionëshe.

Dy liderët u takuan asokohe në Singapore, dhe teksa i afroheshin limuzinës së Trump, Kim buzëqeshte kur shikonte mjetin e blinduar ushtarak Cadillac One.

Makina e Trump peshon tetë ton dhe besohet se mund t’i rezistojë sulmeve kimike e biologjike.

Vetë Kim përdor një limuzinë të blinduar $2milionë Mercedes Benz S600 ku thuhet se ka dhe një tualet portativ.

Putin e Kim pritej sot të inspektonin impjantin e prodhimit të avionëve Komsomolsk-on-Amur dhe luftanijet e flotës ruse në Vladivostok.

FOTO GALERI
3/5
Limuzina e Putin, Aurus Senat është prodhuar nga grupi rus NAMI, dhe është e blinduar me motor 598-kuaj fuqi, madhësi 4.4-litra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA