Kati i fundit i një pallati në zonën e ish-parkut të Autobusëve është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Zjarri që ka nisur rreth orës 14:20 në rrugën “Sali Butka”, ka rënë në ballkonin e një banese, por është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë disa apartamente.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Forcat zjarrfikëset bënë neutralizimin e flakëve, ndërkohë që në pallat duken dëmet e shumta materiale.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel