Komediania e njohur britanike Maddy Anholt ka ndërruar jetë dje në moshën 35 pas një kanceri agresiv në tru.
Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.
Maddy kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani.
Familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajoi kaloi në shtëpinë e prindërve.
Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj.
E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes të mërkurën vonë.
Në njoftim familja e saj shkruante: “Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, bijës tonë të dashur, motrës, nënës, bashkëshortes e cila u nda nga ne në moshën 35 vjeçare.
“Maddy ishte diagnostikuar me një formë të rrallë e agresive kanceri në tru. Ajo përballoi trajtimet e dhimbshme të vështira dhe javët e fundit i kaloi në shtëpinë e prindërve”.
Mes postimeve të fundit të Maddy ishin plane tragjike për të ardhmen, duke thënë se po punonte në romanin e saj të parë dhe se mezi priste të niste promovimin e tij.
Top Channel