Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, përfundon pa rezultat pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti
02/10 18:32
Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Diplomatët evropianë janë takuar së pari me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ndërsa takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt.
Më pas, Borrell do të mbajë një konferencë për media ku pritet të tregojë detaje rreth takimit.
Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiç takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
Top Channel