Elon Musk ka rrëfyer se si ish e dashura Amber Heard vishej si personazhi i videolojërave Mercy nga “Overwatch” për ‘lojërat’ e tyre seksi në çift.
“Ajo ishte veshur si Mercy. Ishte fantastike,” shkroi Musk të martën në platformën X, e njohur më parë si Twitter.
Në një tjetër postim, manjati i teknologjisë ndau një foto të yllit të “Aquaman” me sytë drejt kamerës, ndërsa pozonte me kostumin e Mercy. Aktorja kishte pësuar një transformim të plotë duke u shndërruar në një personazh me veshje të bardhë, rreth ëngjëlli në kokë dhe krahë mekanikë.
Musk, 52 vjeç, dhe Heard, 37, u takuan në 2017 dhe qëndruan në një lidhje romantike përreth një vit pas divorcit të shumë përfolur të aktores me Johnny Depp.
Në biografinë e vetëtitulluar të Musk – e cila u publikua të martën – autori Walter Isaacson tregon në mënyrë të detajuar se si Heard porositi kostumin pasi CEO i Tesla tha se ajo i ngjante personazhit të videolojërave. “Kështu që ajo kaloi dy muaj duke dizajnuar dhe porositur një kostum nga koka te këmbët, në mënyrë që të mund të luante role për të,” shkroi Isaacson në një fragment të marrë nga Daily Mail. Përfaqësuesit e Heard nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Page Six për koment.
Megjithë entuziazmin e Musk për lojërat e ish-të dashurës së tij, libri i ri pretendonte se vëllai i tij, Kimbal Musk, nuk e mbështeste raportin që ai kishte me Heard.
“Kimbal dhe miqtë e urrenin atë me një pasion që e zbehte edhe neverinë që ata kishin për Justine Wilson, gruaja e parë e Musk“- shkruhej në një fragment të biografisë së Musk.
Ndërsa foli për marrëdhëniet e vëllait të tij, Kimbal tha: “Është vërtet e trishtueshme që ai bie në dashuri me këto persona që janë vërtet të këqij për të. Ato janë të bukura, pa diskutim, por kanë një anë shumë të errët dhe Elon e di që janë toksike.”
Grimes, i cili ndan tre fëmijë me Musk, gjithashtu e përshkroi Heardin si “të keqe dhe kaotike”, sipas gazetës. Heard teksa foli për dashurinë e saj për manjatin e SpaceX në biografi, e pranoi se ndonjëherë ai merr vendime të dyshimta.
“Unë e dua shumë atë, por Elon luan me zjarrin. E do zjarrin dhe ndonjëherë ai do ta djeg”– tha ylli i “Justice League”.
Isaacson i përshkroi pasojat e ndarjes së Elon dhe Heard në vitin 2018 si “periudha më e pakëndshme” për jetën e tij. Sipërmarrësi i teknologjisë u përfshi në një romancë me Grimes më vonë atë vit. Të dy u takuan për tre vjet përpara se të finalizonin marrëdhënien e tyre në divorc në 2021-shin.
Në biografi u zbulua për herë të parë se ish-partnerët që ishin prindër të një djali X Æ A-12 dhe një vajze Exa Dark Sideræl, mirëpritën fshehurazi një fëmijë të tretë të quajtur Techno Mechanicus.
Top Channel