“I dhashë gji vëllait tim”/ Stilistja e modës e pranon: M’a kërkoi nëna ime

14/09/2023 15:23

Stilistja e njohur e modës, Julia Haart ka rrëfyer se si ushqeu me gji vëllain e saj – i cili është 23 vjet më i ri dhe vetëm disa muajsh më i vogël se vajza e saj e madhe – pasi ia kërkoi e ëma.

“Dëshironi ta dëgjoni me të vërtetë? I dhashë gji vëllait tim”- i tha ajo Amanda Hirsch gjatë episodit të së martës të “Not Skinny but Not Fat”.

“Nëna ime ishte këtu: ‘Oh, ti tashmë po ushqen vajzën tënde, merre edhe këtë’ – dhe kështu përfundova duke ushqyer vëllain dhe vajzën time. Tani kjo tregon vërtet se nuk je në rregull nga trutë.”

Stilistja dhe dizajnuesja e modës shpjegoi se, në atë kohë, ajo sapo kishte mirëpritur vajzën Batsheva, tani 30 vjeç dhe e ëma kishte sjellë në jetë të vëllain Shlomon, tani 29 vjeç.

Haart ishte pjesë e komunitetit Haredi në Nju Jork, i cili është një grup brenda judaizmit ortodoks që është në kundërshtim me praktikat dhe vlerat moderne. Ajo përfundoi duke u larguar nga komuniteti në vitin 2013 në moshën 42-vjeçare.

Ylli i “My Unorthodox Life” vazhdoi të krahasonte “botën e saj” me atë ku ekzistonin nëna gjiri gjatë intervistës. Një nënë gjiri është një grua e punësuar për të ushqyer me gji fëmijën e një gruaje tjetër, një praktikë që iu dha fund në shekullin e 20-të.

Haart gjithashtu e quajti veten “udhëtare në kohë”, duke thënë se njerëzit do të duhet të udhëtojnë në një kohë tjetër për të “kuptuar botën në të cilën kam jetuar”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA