Nis takimi trepalësh në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit/ Borrell: Do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi

14/09/2023 11:48

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Fillimisht u realizuan takimet e ndara ku Borrell ka pritur Vuçiçin dhe më pas edhe Kurtin.

Ai ka postuar disa foto të takimit mes tyre ndërsa ka shkuar se kjo është kohë për të zbatuar seriozisht Mashrrëveshjen në rrugën e normalizimit.

“Jam duke pritur Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”, tha Borrell.

Pas këtij takimi, sipas njoftimit, Borell do të deklarohet për media ku edhe do të jap detaje të tjera. Kjo është hera e parë që liderët e dy shteteve takohen që prej muajit maj dhe i pari që vjen që prej përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Ky takim erdhi me insistimin e ndërkombëtarëve që duan të shohin zbatimin e marrëveshjes se normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Do të flitet gjithashtu edhe për çështjen e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.  Vuçiç ndërkohë ka njoftuar e po fillojnë takimet e vështira.

Kosova dhe BE kanë një dakordim për shtensionim të situatës, por nuk nuk ka njoftuar zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, serbët kërkojnë heqjen nga detyra të disa prej kryetarëve.

Analistë të ndryshëm megjithatë, i shohin të pakta mundësitë që edhe kjo përballje të prodhojë rezultatet e shpresuara nga BE-ja e SHBA-ja.

Takimet kanë nisur në orën 9:00 në mëngjes, ndërsa ai trepalësh filloi në orën 11:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA