‘Shpërthejnë’ protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23/12 07:34
Ka nisur takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Bëhet e ditur se Borrelli ka pritur Vuçiçin para takimit.
Sipas njoftimit të BE-së, pas takimit me Vuçiçin, të dy diplomatët evropianë do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trelateral.
Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media për të dhënë detaje për takimet.
Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
Top Channel