Rezidenca në të cilën Marilyn Monroe ka jetuar shpëtohet nga shembja

12/09/2023 17:11

Një lajm shkaktoi protestë të madhe pasi u tha se pronarët e rinj të pallatit, ku Marlin Monroe u gjet e vdekur në moshën 36-vjeçare, kanë aplikuar për leje prishjeje.

Pas raportimeve nga Los Angeles Times se ish-shtëpia e Marilyn Monroe në Brentwood ishte në rrugën e zhdukjes, Këshilli i Qytetit të Los Anxhelosit votoi unanimisht të premten për pezullimin e përkohshëm të lejes së pronarit për të prishur ndërtesën.

Pronari Glory of Snow Trust i ishte dhënë leja për prishjen, por nuk ka zbuluar se çfarë do të ndërtohet në vendin ku ndodhet prona.

Këshilltarja e qytetit të Los Anxhelosit, Traci Park, tha se mori qindra telefonata duke i kërkuar asaj të shpëtonte shtëpinë në 12305 Fifth Helena Drive në lagjen e pasur Brentwood të Los Anxhelosit, raporton Reuters.

“Për fat të keq, Ministria e Ndërtimit dhe Sigurisë ka lëshuar një leje rrënimi para se unë dhe ekipi im të mund të ndërhyjmë plotësisht dhe ta zgjidhim këtë çështje”, tha ajo në konferencën për shtyp. Park paraqiti një mocion për të filluar procesin për përcaktimin e pronës si monument kulturor historik me miratimin unanim të këshillit, duke nxitur Departamentin e Ndërtimit të qytetit të revokojë lejen e prishjes. Gjithashtu me këtë lëvizje ndalohet çdo ndryshim i rëndësishëm në pronë.

“Duhet të ruhet si një pjesë kritike e historisë, kulturës dhe trashëgimisë së Hollivudit dhe qytetit të Los Anxhelosit”, shtoi ajo.

Siç raporton Guardian, pallati i famshëm me prekjen estetike të Haciendës spanjolle është ndërtuar në vitin 1929 me legjendarin Monroe që e bleu atë në fillim të viteve 1960 për 75,000 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA