23/11 19:56
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Simonne Coçia foli hapur edhe për lidhjen me politikanen 23 vite më të madhe se ai.
“U njohëm kur unë isha 30 vjeç dhe ajo 53. Për mua ka rëndësi zemra dhe Stefani ka një trup të vogël, por një zemër të madhe. Ka paragjykime që rrimë bashkë për lekët dhe famë, por unë kam lekë vetë”, u shpreh ai.
Të njëjtën gjë tha edhe vetë Stefani përmes një video-mesazhi surprizë për Simonen.
Pas video-mesazhit ky i fundit i premtoi që herës tjetër do të vijnë për pushime në Shqipëri bashkë.
Top Channel