Disa drita të frikshme në nuanca blu raportohet se janë parë në qiell para tërmetit të tmerrshëm që vrau më shumë se 2600 njerëz dy ditë më parë në Marok.
Rrjeti britanik The Sun shkruan se ngjarja e pashpjeguar që është parë dhe para tërmeteve të tjera shkatërrimtare nëpër botë, u regjistrua vazhdimisht nga kamerat e sigurisë në Agadir, dy deri në tre minuta para katastrofës.
Pamjet e postuara në rrjetin X tregojnë rrahjet e dritës ngjyrë blu në qiellin e natës, në krahun e majtë të ekranit.
Një fenomen i ngjashëm është vërejtur dhe para tërmetit të fillimit të vitit në Turqi ku u vranë 45,000 njerëz, madje dhe në atë në Shqipëri në 2019, sipas filmimeve në rrjetet sociale.
Pamjet e para të dritave të tilla para tërmeteve datojnë që prej atij në vitin 1965 nëJaponi, shkruan e përditshmja The Jerusalem Post.
Dritat misterioze blu janë vërejtur në tërmetin në Kinë në 2008, në Itali në 2009, e gjithashtu në Meksikë në 2017.
Shkaku i dritave të tërmeteve mbetet ende mister, teksa teori alternative thonë se vijnë nga mjete që mund të provokojnë qëllimisht fenomenet, ose ngjarje të çlirimit të energjisë nga zhvendosja e pllakave sizmike, sipas ‘National Geographic’, shkruan TheSun.
Të shtunën tërmeti tragjik në Marok me magnitudë 7.2 shkaktoi shkaktoi tragjedinë më të rëndë në vend në 120 vjet.
Tronditja zgjati disa sekonda dhe një dridhje tjetër me magnitudë 4.9-magnitude u regjistrua 19 minuta më vonë.
Qyteti i Marrakesh u trondit por shkatërrimi total goditi fshatrat e largëta në malet Atlas ku njerëzit u vranë dhe shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Shumë vende kanë nisur ndihma humanitare për zonat e goditura në Marok pas tragjedisë së paimagjinuar më parë, të paraprirë nga dritat blu në qiell.
Top Channel