Demi Lovato tejkalon “fiksimin” me burrat më të mëdhenj në moshë: Ishte shumë e rëndë!

12/09/2023 12:56

Demi Lovato ka tejkaluar plotësisht “fiksimin” që kishte për t’u lidhur me burrat shumë më të mëdhenj në moshë, duke theksuar se marrëdhënia e saj me të dashurin aktual, Jordan Lutes, po lulëzon.

Këngëtarja e “Sorry Not Sorry”, e cila më parë ishte në lidhje me Wilmer Valderrama pavarësisht diferencës së tyre 13-vjeçare në moshë, iu referua marrëdhënieve të kaluara që ka pasur me burra të moshuar si “të rënda”.

Gjatë një interviste të zhvilluar të hënën për “The Howard Stern Show” në SiriusXM, u shpreh:“Mund të them me besim se “daddy issues” nuk ekzistojnë më brenda meje.”

Dhe kjo reflektohet më së miri nga zgjedhja ime. Unë tashmë jam në një lidhje dashurore me një partner që është në moshën time. Kur shikoj prapa në të kaluarën [takimet me burra të moshuar] dhe mendoj me vete ‘kjo është shumë e rëndë’”- tha Lovato.

Këngëtarja gjithashtu foli për marrëdhënien e saj “të shëndetshme” me 32-vjeçarin Lutes, dhe shpresën se një ditë të lidhë kurorë dhe të ketë fëmijë me të.

“Ka një partneritet atje që është kaq magnetik dhe mënyra se si ne qeshim së bashku. Është thjesht pa fund. Mendoj se nëse mund të gjesh dikë që të bën të ndihesh i sigurt, që të tërheq kaq shumë, me të cilin qesh vazhdimisht, kjo është formula e një marrëdhënieje vërtet të shkëlqyer”- tha Lovato.

Këngëtarja fillimisht u lidh me artistin kanadez, për të cilën shkroi shumë këngë në albumin e saj “Holy Fvck”, ndërsa punonte për muzikën e re vitin e kaluar.

“Ai erdhi për të shkruar në një nga seancat e mia. Unë isha në studio dhe më tërhoqi menjëherë. Më pëlqente t’u dërgoja mesazhe miqve të mi në krah dhe u thashë: ‘Ai është kaq tërheqës!’”, tha ajo.

Rreth gjashtë vjet pas ndarjes së tyre, Lovato publikoi këngën “29”, për të cilën fansat spekuluan se ishte për Valderrama. Ndërsa ajo nuk i konfirmoi kurrë thashethemet, ajo paralajmëroi vajzat e tjera që të mos takoheshin me burra të moshuar.

“Nëse je një vajzë e re dhe mendon se është seksi ose argëtuese të takohesh me burra të moshuar, kjo nuk është në rregull”– tha Lovato në një episod të gushtit 2022 të podcast-it “Call Her Daddy”.

“Unë mendoj se ndonjëherë publiku ka nevojë për të vërtetën, dhe kjo është arsyeja pse vendosa të publikoj … [këtë] single,” shtoi ajo. “Unë mendoj se mesazhi është kaq i rëndësishëm.”

Përveç Valderrama-s, Lovato më parë ishte i lidhur romantikisht me luftëtarët MMA Guilherme “Bomba” Vasconcelos dhe Luke Rockhold.

Ajo u fejua edhe me Max Ehrich në korrik 2020, por të dy e dhanë dorëheqjen vetëm disa muaj më vonë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA