Mbrojtja e pasurisë kulturore, tryezë kombëtare kundër trafikut të artefakteve dhe gërmimeve të paligjshme Vojcek, një vepër nga George Buncher dhe me regji nga regjisori japonez Kuniaki Ida hapi sezonin artistik të Teatrit Kombëtar.
Një vepër e shkruar në fillim të Shekullit XIX, por që i flet publikut bashkëkohor mbi transforimin e qenies njerëzore në shoqëri të dhunshme u soll me emocion nga trupa e Teatrit Kombëtar me protagonist Rafael Hoxhaj
“Bëhet fjalë për vitet 1800 dhe në këtë kohë kemi një divorc të Gjermanisë me Francës. Është koha e ndryshimeve të mëdha. Drama është e ndikuar nga ky ndryshim i madh humanitar, social e gjithçka tjetër.”- shprehet regjisori Kuniaki Ida.
Kuniaki Ida i diplomuar në Tokio që nga viti 1976 jeton kryesisht në Itali. Që nga viti 1989 ai është mësues në shkollën e artit dramatik “Paolo Grassi”. Dhe protagonisti në shfaqe është studenti i tij..
“Përzgjedhjen e aktorëve e kam bërë me audicion. Unë jap mësim në shkollën e teatrit Paolo Grassi në Itali prej vitesh. Kam 45 vite që shoh aktorë pa fund. Njëri nga studentët e mi shqiptar është protagonist në Voicek.”
Subjekti është i thjeshtë. Pacienti Vojcek, funksionet normale të të cilit janë shkatërruar, vazhdon të luftojë kundër sëmundjes së tij të çmendurisë për të rifituar identitetin njerëzor. Këtë krahasim regjisori e bën me botën ku jetojmë.
Kjo botë ka një çmenduri në vetvete. Njëlloj siç e shpjegon Kadare apo Kafka pushtetin dhe makthin. Kjo është bota. Ne duket ta kuptojmë, ta menaxhojmë dhe ta përmirësojmë. Kjo është detyra më e madhe.
Top Channel