Ftesë në 5/ Nënë e katër fëmijëve, Rudina Dembacaj: Jam mama “e çmendur”!

11/09/2023 19:04

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Rudina Dembacaj, e cila sot e nisi ditën në një mënyrë të veçantë.

Aktorja e njohur uroi të bijën Viktorian për nisjen e shkollës me një postim herët në mëngjes, ndërsa tregoi se nuk mundi t’i ndalte lotët.

E pyetur nga Bieta, Rudina tregoi se bisedoi gjatë më të bijën dhe u kujdes t’i bënte të qartë se duhen shumë sakrifica për të bërë gjëra të bukura.

Sa i përket stilit të saj të mëmësisë për Viktorian 6 vjeçare dhe 3 fëmijët e Markut, Rudina e cilësoi veten si një mama “crazy”.

“Në fakt mua më thërrasin “crazy mama” se thellë-thellë jam pak e çmendur. Më pëlqen të dal gjatë gjithë kohës nga rutina dhe të ndryshoj atmosferën në shtëpi. S’ dua të jemi çdo të diel njësoj. Nëse do ruajmë të njëjtën traditë dhe për të dielat, do të bëheshim shumë të mërzitshëm”, tregoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA