 Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK
																		
					
					
					
						Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK						 
								
			Kombëtarja shqiptare bën magjinë në “Air Albania Stadium” teksa mundi Poloninë me rezultatin 2-0 në sfidën e radhës të kualifikueseve të euro 2024 duke rritur akoma më shumë shanset e saj përsa i përket çështjes së kualkifikimit.
Ishte një ndeshje ku Kombëtarja e bëri Poloninë e Lewandowskit të dukej shumë e vogël, teksa e mbajti nën kontroll gjatë gjithë takimit.
Pavarësisht incidenteve që ndodhën pak minuta përpara takimit, atmosfera në Air Albania Stadium ishte e flaktë me impiantin që ishte mbushur plotë e për plotë dhe me tifozerinë që kishte shfrenuar fantazinë me banderolat e shpalosura ku nuk munguan as parrullat për Kosovën. Sfida nisi me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Marok, ndërkohë që hedhja e dy flakadanëve bëri që arbitri të ndërpresë për pak minuat sfidën.
Në fazat e para të ndeshje u pa një lojë e ngadaltë nga të dyja skuadrat, por në minutën e 21 Polonia shënoi me Kivior, por fati ishte me kuqezinjtë, pasi ky gol u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Nuk vonoi shumë dhe kuqezinjtë u kundërpërgjigjën teksa morën avantazhin me Asanin që shënoi një supergol të vërtetet me një gjuajtje nga distanca dhe festa ishte e gjitha për tifozët kuqezi. Pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin 1-0 të Kuqezinjve.
Në pjesën e dytë, ishte kombëtarja shqiptare që kishte lojën në dorë ndërkohë Polonia pati vetëm një moment me Kaminskin. Në minutën e 61 shpërtheu sërish festa në “Air Albania Stadium” pasi Daku që vetëm pak sekonda kishte në fushën e lojës çoi shifrat në 2-0. Polonia ishte inekzistente në fushën e lojës, ndërkohë që kombëtarja jonë filloi të administrojë mjaft mirë ndeshjen.
Taulant Seferi në aksionin e fundit pati mundësinë të çojë rezultatin në 3-0 por gjuajtja nuk ishte e kalibruar siç duhej. Por kjo pak rëndësi ka pasi rezultati i ndeshjes mbeti 2-0 për Kombëtaren shqiptare që mori fitoren e parë ndaj Polonisë në ndeshjet direkte me të, por kjo është një fitore që ka një peshë të madhe pasi i jep mundësinë armatës kuqezi të Sylvinhos të marrë kryesimin në Grupin e saj të kualifikueseve.
Top Channel