Michael Jackson ishte një “nazeli” kur vinte puna tek veshjet. Për shkak se donte të binte në sy, ai i zgjidhte veshjet e tij duke i parë deri në detaj. Kjo është arsyeja pse kostumet e tij kishin shumë dizenjo të cilat i bënin njerëzit të pyesnin veten çfarë nënkuptonin.
Për shembull, pothuajse çdo xhaketë që vishte Michael Jackson kishte një shirit në mëngën e djathtë. Ndërkaq, disa nga xhaketat e tij kishin gjithashtu të qepur “777”.
Bright Side, të cilës Top Channel i referohet, zbulon disa nga sekretet që fshihen pas kostumeve të Michael Jackson.
Pse vishte kostume më të vogla në fund të shfaqjeve të tij?
Rutinat e kërcimit të Michael Jackson ishin shumë të vështira fizikisht dhe ai dha gjithçka gjatë koncerteve të tij. Në fund të shfaqjes, ai shpesh humbte deri në 5 kg dhe beli i tij do të hollohej një inç. Dhe meqenëse ishte e rëndësishme që rrobat e tij të përshtateshin në mënyrë të përsosur, në mënyrë që ai të shfaqte lëvizjet e tij gjatë kërcimit, çdo kostum tjetër ishte një masë më i vogël se ai i mëparshmi.
Si funksiononin këpucët e tij?
Këpucët e Michael Jackson që e ndihmuan atë të sfidonte ligjet e gravitetit kishin një kapëse në formë V në fund të thembrave. Me ndihmën e tij, ai mund të fiksohej në një gozhdë të ngjitur në dysheme dhe të kryente animin e tij të famshëm 45 gradë përpara. Megjithatë, për të qenë në gjendje ta bënte këtë dhe për ta mbajtur të gjithë trupin drejt, nevojitej gjithashtu një sasi e jashtëzakonshme e forcës së bërthamës dhe këmbës.
Pse mbante vetëm një dorezë
Michael kishte vitiligo, një sëmundje e lëkurës që bën trupin tuaj të humbas pjesërisht pigmentimin. Ajo filloi në dorën e tij dhe ai donte ta mbulonte. Jackson mendonte se do të dukej shumë e zakonshme të vishte 2 doreza, kështu që për t’u dukur unik vendosi të vishte vetëm një.
Pse pothuajse çdo xhaketë kishte një shirit në mëngën e djathtë?
Michel Jackson thjesht donte që rrobat e tij të ishin të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Dhe të kesh një shirit në mëngën e veshjes e bën pamjen tënde të dallueshme. Majkëllit i pëlqente gjithashtu t’i bënte fansat e tij kuriozë pse ishte ai shirit në krahë.
Pse kishte tre “7” të qepura në xhaketat e tij?
Michael ishte fëmija i 7-të në familjen e tij. Ai ka lindur në vitin 1958, dhe nëse mblidhni 19 plus 58, është e barabartë me 77. Kështu si përfundim kemi “777”.
Pse nuk i lustroi kurrë këpucët?
Një herë, menaxherët e këngëtarit ishin të shqetësuar për gjendjen e këpucëve të tij dhe i kërkuan stilistit të tij t’i lustronte ato. Ai i lustroi, mirëpo kjo gjë e zemëroi jashtëzakonisht Michael. Ai shpjegoi se lëkura ishte konsumuar pikërisht ashtu siç duhej dhe se lustrimi do ta bënte atë shumë të rrëshqitshme për të kryer lëvizjet e tij gjatë kërcimit.
Pse vishte çorape të bardha?
Michael pëlqente të vishte çorape të bardha për disa arsye. Askush tjetër nuk vishte çorape të bardha me këpucë të zeza. Për më tepër, ato kapnin dritën dhe tërhiqnin vëmendjen nga lëvizjet e këmbëve kur ai kërcente.
Pse i ngjiti gishtat me shirit?
Lëvizjet e duarve ishin një pjesë e rëndësishme e rutinave të kërcimit të Michael Jackson. Kështu ai dhe kostumografët e tij vendosën të mbështillnin shirit të bardhë rreth gishtave të tij për të tërhequr më shumë vëmendje. Jackson vendosi gjithashtu se do të ishte më e pazakontë të ngjiteshin vetëm gishtat tregues, i unazës dhe gishti i mesit. Ishte gjithashtu argëtuese për të, sepse fansat pyesnin pse i ishin ngjitur vetëm 3 gishta.
Kur Michael kërcente, ai në mënyrë të pandërgjegjshme i bashkonte 2 gishtat e tij të pa ngjitur. Dhe kjo do t’i shtonte edhe misterin lëvizjeve të tij, pasi fansat do të mendonin se kjo shenjë kishte një kuptim të fshehtë.
Çfarë tregojnë shkronjat CTE në xhaketat e tij?
Këto shkronja nuk kanë nonjë kuptim të veçantë. Në vitet ’90, dizajnuesit e kostumeve të Michael Jackson krijuan disa këmisha të reja për të. Atij i pëlqyen, por donte të shtonte disa shkronja në epoleta. Ai tha se nuk kishte rëndësi se cilat prej tyre, kështu që kostumografët futën të gjitha shkronjat e alfabetit në një kapele dhe morën rastësisht 3 prej tyre. Nga përzgjedhja rastësore dolën shkronjat “CTE”.
Top Channel